Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së dega në Gjilan, Rexhep Kadriu, përmes një statusi në facebook, ka thënë se po fillon një epokë e re për Kosovën me AAK-në.
Shkrimi i plotë:
Nga Prizreni i vlerave dhe kthesave historike, bëmë hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 14 shkurtit.
Listë që premton përfaqësim dinjitoz, program që prodhon zgjidhje, dhe president që garanton të ardhmen dhe paraqet siguri, janë oferta më e mirë dhe e paalternativë për qytetarin e Kosovës, për Kosovën.
Na priftë e mbara!
RK