Rexhep Kadriu është kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK.
Politikani nga Gjilani, zëvendësministër në detyrë i Ekonomisë, i ka hyrë garës për deputet me numrin 23 në listën e AAK-së.
Kadriu, para se të ushtronte funksionin e zv/ministrit të Infrastrukturës në Qeverinë Haradinaj, ka mbajtur pozitën e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit.