Dy nxënës janë therur me thikë dje rreth orës 18:00 në Viti pas një mosmarrëveshje në mes dy grupeve të nxënësve.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Viti, rr. Flaka e Janarit 03.02.2021,17:50 Me datën, kohën dhe vendin e lartëshenuar, ka ndodhur një mosmarrëveshje ne mes dy grupeve te nxenseve, ky dy nxënës M.K.SH janë goditur me mjete të forta (thika), të njëjtit janë dërguar në trajtim mjeksor në spitalin e Gjilanit. Dy persona të dyshuar M.K.SH, janë intervistuar. Me urdhër të prokurorit, rasti i referohet PTH në procedur të rregullt”, ka thënë Hashani.