Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas publikimit të lajmit se kishte sulmuar shefin e transportit në Komunën e Podujevës, Ramadan Zymerin, e për të cilin ka thënë se është krejtësisht i pavërtetë.
Bulliqi ka shtuar se kjo është shpifje me qëllim për ta dëmtuar reputacionin e tij si kryetar dhe po bëhet në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Shkrimi i plotë:
Sqarim lidhur me një lajm që po qarkullon në portale të ndryshme, se gjoja sot kam sulmuar një zyrtar komunal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta dhe shpifje me qëllim të vetëm për të dëmtuar reputacionin tim si kryetar i Komunës dhe të subjektit tim politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Gjatë vizitës sime në QKMF, unë kam qenë i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Driton Veliu, drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu dhe mjekë e infermierë të tjerë, të cilët mund ta dëshmojnë lehtë se aty nuk ka ndodhur asgjë dhe të gjitha pretendimet e këtij zyrtari janë trillime dhe inskenime të ulëta.