Bordi i SHSKUK-së ka emëruar sot Valbon Krasniqin drejtor të SHSKUK-së.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në “Facebook”.
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 10 shkurt 2021, në mënyrë unanime, e ka votuar Raportin e Komisionit Vlerësues, në bazë të të cilit drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së emërohet dr. Valbon Krasniqi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Krasniqi, i cili me profesion është infektolog, ka shërbyer për disa muaj si ushtrues detyre i drejtorit të SHKUK-së, pas largimit të Basri Sejdiut nga kjo pozitë. /Zëri