Rreth 515 gjoba ka shqiptuar policia e Kosovës të dielën për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.
Po ashtu 1291 gjoba janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut, ndërsa gjatë 24 orëve kanë ndodhur 44 aksidente.
Të martën u arrestuan 17 persona për vepra të ndryshme penale, ku nëntë prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.