Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dozat e para të vaksinave do të arrijnë së shpejti.
Ai tha se Kosova i ka kryer të gjitha marrëveshjet dhe se një sasi e vaksinave do të arrijnë së shpejti.
“I kemi kryer të gjitha marrëveshjet e nevojshme. Gjatë shkurtit presim të vijnë sasia e parë e vaksinave. Në muajt e pranverës e përmbyllim vaksinimin e moshave që janë më kritike. Deri më muajt e verës ne arrijmë ta vaksinojmë pjesën me të madhe të popullsisë”, tha ai.
Sipas tij në këtë muaj vijnë vaksinat e para, që parashihet 12 mijë deri në 15 mijë doza ,me të cilat synohet vaksinimi i komplet stafit shëndetësorë.
“Në shkurt vijnë vaksinat e para. Këto aë mbrrijnë në shkurt dhe mars do të vakznojmë stafin shëndetësor dhe të njerëzit me sëmundje kronike. Masat do të mbesin në fuqi deri të zhduket pandemia. 12 mijë -15 mijë doza të vaksinave arrijnë gjatë shkurtit që neve na mundëson ta përmbyllim vaksinimin e stafit shëndetësor. Gjatë marsit do t’i vaksinojmë njerëzit me sëmundje kronike”, tha ai në Politiko të Kanal 10.