Reagime të shumta janë ngjallur në vend pas vendimit të djeshëm të Qeverisë që çdo personi që hyn në Kosovë duhet t’i kërkohet testi negativ për COVID-19, raporton Zeri.info.
Sot, Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për vendimi ka thënë se vendimi për testin PCR për ata që hyjnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë është marrë para shumë muajsh në Kosovë.
Sipas MSH-së, në opinion ka pasur tendencë që të manipulohet me diasporën.
“Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës shpreh keqardhjen e saj për manipulimin në opinion nga individë të papërgjegjsdhëm dhe me qëllime të caktuara që po i bëhet vendimeve të fundit të Qeverisë lidhur me masat anticovid. Në këtë mes, shquhet tendenca për të manipiluar me diasporën si target grup, ne emër të gjoja vendimit të “ri” për PCR teste me rastin e ardhjes në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Njoftimi i plotë:
MSh: Vendimi për PCR teste për ata që hyjnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë është marrë para shumë muajsh në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës shpreh keqardhjen e saj për manipulimin në opinion nga individë të papërgjegjsdhëm dhe me qëllime të caktuara që po i bëhet vendimeve të fundit të Qeverisë lidhur me masat anticovid.
Në këtë mes, shquhet tendenca për të manipiluar me diasporën si target grup, ne emër të gjoja vendimit të “ri” për PCR teste me rastin e ardhjes në Kosovë.
Testi PCR negativ nuk është vendosur në vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj qeverie rreth Covid -19.