Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan është emocionuar tej mase me mbështetjen e jashtëzakonshme të rinisë së kësaj komune, në tubimin e parafundit zgjedhor.
“A ka më mirë se me e përfundu fushatën elektorale me të tashmen dhe të ardhmen tonë – rininë. Nëse kanë kujtu disa që LDK është ‘old fshashion;, e kanë gabim. Kjo pjesëmarrje e rinisë së Gjilanit e demanton këtë. Nuk kam fjalë. Ju falëmnderit shumë. Me të tashmen dhe të ardhmen e Republikës, më 14 shkurt do ta bëjmë fitoren e madhe të LDK-së dhe kandidatëve tanë për deputetë. Për Gjilanin, për Anamoravën, për Republikën. Shihemi në festën e madhe. Kam me mbetë gjithmonë, Luta i juaj!”, ka thënë Haziri.
Kryetarja e Forumit të Rinisë të LDK-së në Gjilan, Rina Ahmeti, ka thënë se me këtë pjesëmarrje masive, rinia ia ka dhënë madhështinë partisë së Ibrahim Rugovës.
“Me këtë pjesëmarrje masive sonte, i keni dhënë madhështi LDK-së. Republika ka nevojë për gjeneratat e reja të cilat do të jenë të gatshme të udhëheqin dhe ta zhvillojnë vendin. Me ju, do t’i japim jetë ideve për zhvillimin. Ju jeni aseti më i rëndësishëm i shtetit tonë, ju jeni promotor i fitoreve të LDK dhe i proceseve demokratike në vendin tonë. Faleminderit për këtë madhështi”, ka thënë Ahmeti.
Kandidatët për deputetë kanë thënë se ndihen të nderuar me këtë mbështetje të rinisë gjilanase për ta dhe LDK-në.
Gjilan garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:
Lirije Kajtazi – 6
Imet Rrahmani – 20
Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21
Faton Bislimi – 43
Ramiz Ramadani – 80
Avdi Pireva – 68
Ajet Avdyli – 83