Ambasada amerikane në Kosovë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime, teksa në thirrjen e tyre apelohet edhe respektimi i masave kundër koronavirusit.
Në thirrjen e tyre thuhet se situata me pandeminë nuk duhet të ju lejojë të mos e përcaktoni fatin e së ardhmes së vendit.
Mos lejoni që pandemia t’ju ndalojë të luani rolin tuaj në përcaktimin e së ardhmes së Kosovës. Dilni dhe votoni, por bëjeni atë në mënyrë të sigurt – mbani distancën tuaj, vishni një maskë, ? dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve të angazhuar në procesin zgjedhor”, thuhet në thirrjen e ambasadës, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, qendrat e votimit janë hapur në orën shtatë të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullësi.