Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se do të bëjnë një analizës të zgjedhjeve dhe se do të bëjnë ndryshime për “t’u rikthyer”.
Ai po ashtu ka lëvduar edhe punën e Hotit si kandidat për kryeministër, njofton Klan Kosova.
“Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfarëdo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”.