Kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa, nuk ka pranuar të flasë nëse humbja e thellë e partisë së tij në këto zgjedhje ishte si pasojë e largimit të Vjosa Osmanit.
I pyetur nga gazetarët për këtë, Mustafa ka thënë se tani nuk mund të shpjegojë nëse humbja lidhet me largimin e Osmanit nga partia e tij.
“Nuk mund ta shpjegoj tani, sepse kemi një gjendje që s’e kemi pasur kurrë që të kemi ndryshime të tilla për një periudhë kaq të shkurtër kohore, prapë mbetet çështje e frymës, çështje e qytetarëve dhe mbetet që të presim se çka mund t’i ofrojë qeveria e re këtij vendi. Është proces që është zhvilluar në rregull dhe nuk kemi asnjë vërejtje në lidhje me procesin, ndërkaq vota është vullnet i qytetarëve, sa ky vullnet do të vazhdojë më tutje prapë është çështje tjetër”, ka thënë Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ku ka ofruar dorëheqjen e tij.