Kryesia e LDK-së është mbledhur një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nga të cilat kjo parti doli me rezultat shumë të dobët.
Pasi kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, njoftoi se është tërhequr nga posti i kryetarit, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, tha se e tërë Kryesia është në dorëheqje.
“Jemi Kryesi në dorëheqje”, tha shkurtimisht Haziri.
LDK-ja, nga zgjedhjet e djeshme, doli partia e tretë, me vetëm pak mbi 13 për qind të votave të fituara, duke u bazuar në rezultatet preliminare.