Ambasadorja Susanne Schütz e ngarkuar për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme Gjermane, ka komentuar zgjedhjet në Kosovë, duke ia kujtuar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që pritet të jetë kryeministri i Kosovës, se e pret dialogu me Serbinë, shkruan Gazeta Metro.
Schütz ka shkruar në Twitter se i mirëpret zgjedhjet paqësore që ndodhen dje në Kosovë, duke e cilësuar si ditë të rëndësishme për demokracinë.
Ajo ia ka përmendur sfidat që e presin Qeverinë e re, e ndër to është edhe dialogu me Serbinë nën drejtimin e BE’së
“Mirëpresim zgjedhjet paqësore që u zhvilluan dje në Kosovë. Ditë e rëndësishme për demokracinë. Shpresa për formimin e shpejtë të qeverisë për të trajtuar reformat e nevojshme, për të përmbushur sfidën e COVID dhe për t’u përfshirë në dialog të drejtuar nga BE. Presim të punojmë ngushtë së bashku! #Votimet e Kosovës2021 # zgjedhjet e Kosovës”, ka shkruar Schütz në Twitter.
Ndërsa, duhet theksuar se fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, ka thënë mbrëmë në një paraqitje para mediave se dialogu me Serbinë nuk është prioritet në qeverinë e tij.
“Nuk do ta kemi prioritet ne formimin e ekipit të dialogut me Serbinë. Ju e dini shumë mirë që në të gjitha matjet e opinionit publik, dialogu me Serbinë herë është në vendin e gjashtë, herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë, neve ju përgjigjemi atyre qytetarëve.” është shprehur Kurti.