Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka filluar publikimin e Formularëve të rezultateve për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare që u mbajtën të dielën në Kosovë.
Deri më tani në sajtin e KQZ’së janë publikuar formularët për Leposaviqin, Shtërpcën, Mamushën, Zubin Potokun, Graçanicën dhe Junikun.
Sipas KQZ’së publikimi i këtyre formularëve janë vetëm për rezultatet preliminare.
KËTU mund t’i shikoni rezultatet për komunat e lartcekura.
Kujtojmë që fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kujtojmë që kanë mbetur për tu votuar edhe votat me kusht dhe ato të diasporës.