Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës pritet të ketë një numër të konsiderueshëm të deputetëve shkruan 06 Press.
Kjo pasi, siç ka mësuar “06 Press”, kandidatët nga ky qytet, Alban Hyseni, Arbëreshë Kryeziu,, Arijetë Rexhepi, Luan Aliu, Labinotë Demi kanë marrë votat e nevojshme.
06 Press ka mësuar se më i votuari nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan është Alban Hyseni.
Hyseni arritur të marrë vetëm në Gjilan mbi 11 mijë vota. Pas tij është Arbëreshë Kryeziu me rreth 9 mijë vota, pastaj Arijetë Rexhepi 8 mijë vota, Luan Aliu rreth 7 mijë vota dhe Labinotë Demi rreth 6500 vota.
Kuvendin e Kosovës pritet ta përfaqësojnë edhe Hydajet Hyseni, Shqipe Mehmeti-Selimi, Adriana Matoshi, dhe Doarsa Kica – Xhelili të cilet kanë arritur të marrin vota mjaftueshëm në total edhe në komunat e tjera e sidomos në Prishtinë shkruan 06 Press.
Sipas gjitha gjasave Gjilani nga Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet me 9 deputetë, që i bie se do të jenë grup më i madh se komplet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.