Organizata joqeveritare GERMIN ka thënë se deri tani janë refuzuar 1.632 vota nga diaspora,, shkruan IndeksOnline.
Germin përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.
Sipas njoftimit 5.778 votues janë verifikuar dhe 4.146 janë miratuar.
“GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Më poshtë gjeni informatat në lidhje me numrin e zarfeve të verifikuara deri mbrëmë, duke përfshirë ato të miratuarat dhe arsyet e refuzimit të tyre. Ne, çdo ditë do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me këtë proces deri në përfundimin e tij.
*** Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ-ja, para se të fillojë procesi i numërimit”, thuhet në njoftim.