Profesori universitar si dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Muhamet Hamiti, i ka reaguar Anton Qunit, pasi ky i fundi shpalli në emision televiziv kandidaturën për kryetar të partisë.
Anton Quni sonte zbuloi se do të kandidojë për kryetar të LDK’së, e i pari që ka reaguar nga kjo parti është Muhamet Hamiti.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamiti thotë se ‘kandidaturat e vetëshpallura janë pretendime”
“Pretendent’ apo ‘kandidat’? Kanë dallim kuptimor. Pretendenti mund të bëhet kandidat. Por edhe mund të mos bëhet. Kjo vlen posaçërisht për kandidaturat e njëanshme, të vetëshpallura. Pretendime janë. Asgjë më shumë”, ka shkruar Hamiti
Quni tha se nëse vjen në krye të partisë, do të rikthejë pjesën e LDK’së që iu bashkua VV’së në listën zgjedhore.
Pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit, Isa Mustafa dhe Kryesia e partisë ofruan dorëheqjen.
Më poshtë postimi i plotë i Hamitit.