Gjatë 24 orëve të fundit 3 persona kanë humbur betejën me coronavirus në Kosovë.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK, 292 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 556 janë shëruar.
Një person i moshës 75 vjeç nga Gjilani, ka humbur jetën nga Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj.
Njoftimi nga IKSHPK:
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).