Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm që ka Gjimnazit Natyror me institucionet e arsimit universitar, kjo vatër e dijes çdo ditë e më tepër po pasurohet me mjete të konkretizimit në procesin edukativo-arsimor. Një bashkëpunim të tillë të mirëfilltë, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” e ka edhe me Kolegjin AAB, i cili çdo herë ka shpreh gatishmërinë për të përkrahur këtë shkollë, e cila prore ka treguar rezultate të shkëlqyeshme.
Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit, ka pranuar një donacion prej 10 kompjuterëve, me çka siç është shprehur ai edhe më tepër do të kompletohen kabinetet e informatikës.
Mustafa ka theksuar se shkollës i janë dhuruar 10 kompjuterë, shtëpiza, monitorë, tastatura dhe mausa, që do të shërbejnë për pasurimin e kabinetit të informatikës.
Ai tha se kompjuterët do të jenë të shfrytëzueshëm nga të gjithë nxënësit e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.
Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni ishte edhe zyrtarja për arsimin e mesëm në Gjilan, Majlinda Marku – Hoxha.