Edhe pse ende nuk janë certifikuar rezultatet nga KQZ, shumë kandidatë kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme.
Janë bërë një javë që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Deri më tani, ka përfunduar pothuajse edhe i gjithë numërimi i votave të rregullta.
E ato që ende nuk janë numëruar janë votat me kusht e ato të diasporës.
Por një pasqyrë se kush do të jetë pjesë e legjislaturës së 8-të të kuvendit të Kosovës, është ofruar tani më.
Duke u bazuar në përqindjet e fituara nga partitë politike nga këto zgjedhje, për shumë kandidatë dihet sa vota kanë fituar.
Lëvizja Vetëvendosje është ajo që ka fituar më së shumti ulëse, e që pritet të marrë akoma më shumë me numërimin e votave me kusht e atyre të diasporës.
Deri më tani dihet se 47 kandidatë të Listës së Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë pjesë e Kuvendit ndërsa pritet konfirmimi edhe për të tjerët.
Vjosa Osmani, Glauk Konjufca,, Vasfije Krasniqi, Avni Dehari, Arben Vitia, Donika Gërvalla, e Shqipe Selimi janë vetëm disa nga kandidatët që kanë fituar vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet.
Në këtë listë ka edhe emra tjerë që priten të bëhen deputet për herë të parë, si i Armend Muja, Adriana Matoshi, Doarsa Kica e Faton Peci, shkruan Express.
Ndërkohë, edhe nga lista e PDK-së janë bërë të ditur 20 kandidatët që kanë fituar vota të mjaftueshme.
Përveq disa ish-deputetëve të legjislaturës së 7-të, deputetë priten të bëhen edhe dy aderimet e reja të kësaj partie.
Bëhet fjalë për profesorin universitar, Ardian Kastrati, e ish drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Edhe nga LDK, janë bërë të ditur 14 kandidatët për deputetë që kanë fituar vota që të zgjidhen deputetë.
Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Marigona Geci, Besian Mustafa, Lirije Kajtazi, Vlora Dumoshi, e Valentina Bunjaku Rexhepi janë emrat që pritet të përfaqësojnë LDK-në kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ulëse në kuvendin e Republikës së Kosovës ka siguruar edhe AAK.
Nga kjo parti kandidatët që kanë fituar më së shumti vota deri më tani janë Ramush e Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Shkumbin Demaliaj, Bekë Berisha,e aderimi i ri i kësaj partie Shemsedin Dreshaj.
Ndërsa në pritje të rezultateve finale janë Anton Shala, Arber Tolaj, Albena Reshitaj,Time Kadriaj, Meliza Haradinaj ,Florentina Gjergjaj dhe Albana Bytyqi.
Këta janë disa nga deputetët që do të mund t’i shohim në kuvendin e Kosovës, e ku sipas gjitha gjasave muaji Mars, do të jetë muaji kur të konsitituohet ky institucion.