Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot do të mbahet takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.
Takimi do të fillojë në orën 11:00 në të cilin do të rishikohet dhe vlerësohet situata me pandeminë Covid-19 në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Vetëm javën e kaluar numri i viktimave ka qenë afër 30, ndërsa numri i rasteve me të infektuar ka filluar të rritet ditëve të fundit.
Mbetet të shihet nëse Komiteti do të vlerësojë shtrëngimin e masave të reja në vend.