Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka pritur sot në takim udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për regjionin e Gjilanit.
Ky takim kishte për qëllim bashkëpunimin mes këtyre institucioneve, me qëllim të koordinimit sa më të mirë të trajtimit të rasteve që ndërlidhen me parandalimin dhe luftimin e kontrabandës me mallra.
Gjithashtu, u diskutua mundësia e trajtimit të mallrave me origjinë bimore, për shkak të dëmit material, për të cilat ekziston rreziku i prishjes.
Në fund të takimit, të pranishmit u shprehën të gatshëm për bashkëpunim dhe u pajtuan që takime të tilla të realizojnë edhe më tutje.