Shefi i zyrës së UNICEF’it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin, ka thënë se shumë shpejt do të ndajë detaje për mbërritjen e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Sahin e bëri këtë koment në Twitter derisa njoftoi se përmes një fluturimi janë sjellë në Kosovë, dërgesa e parë e shiringave që do të përdorën për vaksinën kundër COVID-19.
“Fluturimi i sotëm do të sjellë dërgesën e parë të shiringave që do të përdoren me vaksinat (kundër) COVID-19 në Prishtinë. Së shpejti, detaje për mbërritjen e vaksinave. Së bashku mundemi”, ka shkruar Sahin.
Ndryshe më 5 janar, në një postim në Facebook, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj pati konfirmuar sigurimin e 500,000 vaksinave kundër COVID-19 nga kompania farmaceutike PfizerBioNTech.
Por nga kjo kompani vazhdimisht kanë deklaruar për Radion Evropa e Lirë se negociatat me Kosovën ende po vazhdojnë.
Kosova pret të marrë nga COVAX’i rreth 100.800 doza të vaksinës AstraZeneca dhe Oxfordit.