Gjatë 24 orëve të fundit 5 persona kanë humbur betejën me coronavirus në Kosovë.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK, 445 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 264 janë shëruar.
Një person i moshës 78 vjeç nga Gjilani, ka humbur jetën nga Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj.
Njoftimi nga IKSHPK:
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (80 vjeç).