Gastronomët gjilanas kanë reaguar ashpër pasi që Policia e Kosovës nga një aksion i sontëm kanë kërkuar nga pronarët të largojnë klientët e tyre nga lokalet.
Gastronomët gjilanas kanë thënë se tani pas zgjedhjeve kanë filluar të na krijojn probleme në punë, në këtë kohë pandemie ku po e kemi të vështirë mbijetesën tani kanë filluar edhe të na largojnë klientët tanë nga lokali me preteks se nuk po mbahet distanca.
Më tutje kanë shtuar se në kohë fushate nuk ka vlejtur distanca për partit politike, kurse pas përfundimit të zgjedhjeve 2021 në lokalet tona kërkohet të mbahet distanca dhe të respektohen masat anti-covid.
Gastronomët gjilanas kërkojn nga kryetari i komunës dhe institucionet tjera të marrin masa dhe mos të pengohet në punën e tyre.