KQZ deri tani ka numëruar 13 mijë e 570 vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, raporton Gazeta Express.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjysmën e votave, gjithsej 6 mijë e 747 vota.
Subjekti i dytë me më së shumti vota vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës, me 2 mijë e 373 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1 mijë e 473 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 301 vota.
Nisma Socialdemokrate deri tani ka arritur të marrë 342 vota.
Gjithsej, janë 31 mijë e 500 me kusht dhe 2 mijë e 800 vota të personave me aftësi të kufizuara.