Një numër i pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të cilët kanë qenë në listat e pritjes, kanë ndërruar jetë pasi nuk iu ka ardhur radha për të kryer operacionet.
Mbi 600 pacientë janë në listat e pritjes në Kardiologjinë Invazive si dhe mbi 300 qytetarë janë në pritje për intervenime kirurgjike në Klinikën e Urologjisë, raporton emisioni Shneta në T7.
Për fat të keq një numër i pacientëve kanë ndërruar jetë derisa kanë qenë në pritje për të kryer këto intervenime.
Menaxherët e këtyre njësive, Dr. Daut Gorani në Kardiologji dhe Dr. Sabit Mehmeti në Urologji, kanë deklaruar se rritja e numrit të pacientëve në listat e pritjes ka ndodhur për shkak të pezullimit të operacioneve gjatë pandemisë.
Ata kanë thënë se janë duke punuar që nga janari për të ulur numrin e rasteve që presin për intervenime, por në shumë raste pacientët ose kanë ndërruar jetë, ose i kanë kryer intervenimet në spitalet private.
Për më tepër ndiqeni emisionin Shneta në T7.