Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se me ardhjen në krye të Qeverisë, kreu i VV-së Albin Kurti, do ta rishikojë hapjen e ambasadës së Jeruzalemit.
Në një koment të tij në twitter, ai ka përsëritur qëndrimin e tij të mëparshëm se Kurti, ka qenë çdoherë kundër politikave të SHBA-së, të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama e Donald Trump.
”Lideri i ri i Kosovës, majtisti antiamerikan Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që janë sugjeruar nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump”.
”Ai është gjithmonë antiamerikan”, shkruan mes tjerash, Grenell.
Grenell madje ka një kërkesë për administratën e re presidenciale në SHBA.
”Ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë”, shprehet Grenell, ndërsa reagon pas një artikulli të publikuar ndërkombëtar, ku shkruan se ”Nën presionin nga Turqia, Kosova mund të rrëzojë vendimin për të hapur ambasadën e Jeruzalemit”, /Klan Kosova/