Çdo ditë e punës e tij fillon në mëngjes me këto vendime dhe ftesa, duke i klasifikuar se në cilin regjion ka për të bërë shpërndarjen e tyre.
Pasi t’i ndajë vendimet, se në cilat lagje do të i shpërndaj, ai fillon rrugëtimin e tij.
Nuk janë të pakta kilometrat në këmbë që i përshkon çdo ditë Kadriu, madje thotë që ecja e ti zgjatë 10 deri 12 kilometra çdo ditë, e ndonjëherë edhe deri në 15 kilometra, për të dërguar tek palët vendimet dhe ftesat e Gjykatës.
Me 1 mars, Kadri i mbush 20 vite përvojë pune në Gjykatën Themelore të Gjilanit, gjatë këtyre viteve përvojë, ai gjithmonë ka ushtruar këtë pozitë, si postier i gjykatës.
Jo, gjithmonë e ka punën pa stres dhe pa probleme, pasi që ndonjëherë palët shprehin pakënaqësi ndaj vendimeve dhe ftesave të Gjykatës dhe shprehin mllefin ndaj Kadriut, mirëpo si një punëtor i urtë dhe me përvojë të gjatë arrin të tejkaloj çdo problem.
Kadriu problemin kryesor e përmend ndërrimin e shpeshtë të emrave të rrugëve, por duke ushtruar këtë punë që disa vite, ka arritur që të njoh edhe shumicën e palëve se ku i kanë adresat.
“Ndërrimi i adresave paraqet problem të madh, pasi që nga pas lufta janë ndërruar disa herë adresat. Mungesa e kutive postare gjithashtu është një problem, po ashtu edhe mungesa e emrit dhe mbiemrit nëpër hyrje të banesave”, thotë Kadriu.
Një problem tjetër që e cek Kadriu është edhe mungesa e stafit tek dorëzuesit, ndonëse kanë arritur moshën e pensionimit dy kolegë të tij, ata asnjëherë nuk janë zëvendësuar.