Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, dhe kandidati për deputet, Jeton Bikqaj beson se kjo parti pas zgjedhjes së kryetarit e ri do të rikthehet si parti e parë në vend, raporton Ekonomia Online.Ai shprehet se LDK-ja ka njerëz brenda saj që mund ta udhëheqin partinë dhe t’i rikthejnë rezultatet e mira.
“LDK-ja do të kthehet në vendin ku e meriton sepse dihet kontributi i saj dhe roli i saj historik në gjithë zhvillimet që kanë ndodhur në Kosovë prej viteve 89, me presidentin Rugova, pastaj me presidentin Sejdiu, kryeministrin Mustafa, Hoti, do të thotë shumë njerëz i ka dhënë Kosovës, dhe institucioneve dhe besoj që LDK-ja do din të kthehet në të gjitha ato mossuksese t’i kthejë në rezultate”, ka thënë ai