Lirije Kajtazi mbetet jashtë Kuvendit. Ajo nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për tu bërë deputet.
Pas numërimit të votave të diasporës, pozitën e deputetes e ka siguruar kandidatja nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi, kurse ka mbetur jashtë Kuvendit, kandidatja nga Gjilani, Lirije Kajtazi, e cila për disa mandate ishte deputete.
Radio Star mësojnë se edhe Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Agim Veliu, Behgjet Pacolli, Arben Gashi, Besian Mustafa , Driton Selmanaj, Marigona Geci, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku-Rexhepi, Rrezarta Krasniqi, 15 deputet kanë arritur sigurimin e ulses në kuvendin e Kosovës.