Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19 së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, janë mbledhur sot për të diskutuar situatën epidemiologjike në vend.
Me këtë rast, Zemaj, ka thënë se nesër do të vlerësojnë masat aktuale si dhe do të shikojnë kategorizimin e komunave.
Po ashtu, ai ka deklaruar se nëse vazhdon rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19, do të ketë ashpërim të masave mbrojtëse ndaj këtij virusi si dhe do të ketë kufizime të lëvizjes.