Arbëresha Kryeziu-Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i ka marrë 14,261 vota, këto vota i kanë siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kryeziu-Hyseni, ka falemnderuar të gjithë votuesit e saj për besimin e dhënë për të qenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
14,261 herë faleminderit secilit për besimin e dhënë për të qenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës.
Secili nga ju, ama bash secili, jeni meritorët më të mëdhenjë të fitores sonë të madhe. Fitore e përbashkët që do të kurorëzohet me punë për qytetarin e Republikës.
Ashtu siç u zotuam. Krejt dhe Drejt asaj që na ka munguar e po e kërkojmë tash e dy dekada.
Urime Kosovë ❤️