Më 2 mars në Prishtinë u mbajt një takim i përbashkët i veprimtarëve e intelektualëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci
Tema e diskutimi ishte pozita e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocedhe pas Referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars 1992.Prishtina dhe Tirana zyrtare, të jen zëri dhe ndërtojn një qëndrim lidhur me diskriminimin dhe çështjen e pazgjidhur. Këto të ngritën në instanca e mekanizma ndërkombëtare. Të ketë reciprocitet, e përkujdesje institucionale të përhershme.
Tryeza është organizuar nga AFEDS-i. Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit përkujtojnë Referendumin e tyre të vitit 1992.Për të shënuar 29 vjetorin e referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992,
Në këtë tryez ishin ftuar Panelistët të cilët prezantuan qëndrimet e tyre dhe dhan ide të reja në lidhje me çështjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Panelistët që morën pjesë ishin:
• Muharrem Salihu, (organizator),
• Artan Murati, Këshilltar i U.D Presidentës së Kosovës,
• Gëzim Zeqiri, nga ,,Institutit Kosovar të Edukimit Cilësor-INKEC”,
• Sabri Kiçmari, Diplomat, Profesor Universitar,
• Sadri Ramabaja, Profesor,
• Refik Hasani, Profesor, dhe
• Kujtim Sadriu, Profesor.
Po ashtu, të pranishëm ishin edhe figura të shquara dhe aktivistë të shumtë, në mesin e të cilëve edhe organizatorët e Referendumit Jonuz Fetahu dhe z. Abaz Kadriu, Gjenerali i FSK-së Zymer Halimi, përfaqësuesit e shoqatave: Zenel Neziri, kryetar nderi i Shoqatës Medvegja në Zvicër, Bislim Musliu nga Klubi ,,Trojet”, Burim Uka nga Shoqata Kulturore dhe Bamirëse ,,Medvegja Forum”, Bajram Mustafa në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike në Medvegjë, Femi Beha, asambleist i Kuvendit Komunal të Medvegjës.Në këtë tryez pati shumë disktutime.