Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar që të respektohet masat anti-Covid që aktualisht janë në fuqi, meqenëse vendi gjendet para një jave të re të shpërthimit të COVID-19.
Një kërkesë të tillë Hoti e ka bërë gjatë një takimi me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajn, drejtorin e IKSHP’së, Naser Ramadanin dhe drejtorin e SHSKUK’së, Valbon Krasniqin.
“Pasi që vendi gjendet para një vale të re të shpërthimit të pandemisë COVID-19, u kërkua mirëmbajtja e masave në fuqi dhe respektimi i plotë i tyre. Ndërkohë që, institucionet shëndetësore janë duke punuar intensivisht për rritjen e kapaciteteve, sigurimin e barnave dhe rritjen e numrit të personelit mjekësor.
Nga shtabet komunale, policia, AVUK-u dhe Inspektoratet, u kërkua që të rrisin angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 dhe në të njëjtën kohë të bëjnë respektimin rigoroz të masave në fuqi”, thuhet në komunikatën e ZKM’së.