Tony Selimi është një shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, ekspert i sjelljes, inteligjencës emocionale dhe psikologjisë së suksesit të biznesit dhe po korr shumë sukses në Evropë dhe SHBA.
Tony është një ndër folësit më të rëndësishëm, motivues, trajner biznesi me famë ndërkombëtare.
Ditën e djeshme gjatë një emisioni televiziv, ai prezantoi për herë të parë partnerin e tij Todorche me të cilin ka zyrtarizuar dashurinë në fejesë.
Tony jeton në Londër dhe rrëfeu se ai dhe partneri i tij kanë shumë dëshirë që të bëhën prindër të një fëmije dhe në ditët e sotme ekzistojnë shumë mënyra për të realizuar këtë dëshirë të tyre dhe jo vetëm.
Tony tregoi se amaneti i fundit i nënës së tij ka qenë që të bëhej me fëmijë.
Më tej ai tregoi se ishte njohur me partnerin gjatë një dasme në Shkup, dhe që prej asaj dite kishin filluar të komunikonin me njëri-tjetrin në rrjetet sociale ku dhe kishin ndarë biseda mbi botën shpirtërore.