Ditët e ardhshme Kosova do të përfshihst me mot të ligë dhe ulje temperaturash, reshje shiu dhe dëbore, transmeton albinfo.ch. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, deri sa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë. Temperaturat do të shënojnë ulje për 8-10 gradë celsius, sidomos ato maksimalet derisa minimalet do të shënojnë rritje të lehta.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s. Edhe Zvicra do të përfshihet nga moti i ftohtë, sipas parashikimit të Zyrës Federale të Meteorologjisë dhe Klimatologjisë (MeteoSuisse).
Nga e shtuna, më 6 mars, dëbora dhe kushtet e ftohta priten përgjatë shpatit verior të Alpeve dhe në fushat në disa rajone, përcjell albinfo.ch. Temperaturat do të shkojnë deri në minus 4 gradë celsius, kurse në fundjavën e ardhshme mund të ketë edhe reshje bore.
Acar në Zvicër dhe Kosovë bëhuni gati
Ndani këtë artikull