Deputeti i ri në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati në një postim të tij falenderues për votuesit e tij, ka thënë se ai do të jetë opozitë e Albin Kurtit, duke e akuzuar atë si personin i cili ishte kundër të gjitha zhvillimeve që ishin në të mirën e Kosovës.
Në vazhdim postimi i tij i plotë në Facebook:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Urimet dhe përgëzimet më të sinqerta për përfundimin edhe të një procesi zgjedhor në Kosovë!
Faleminderit të gjitha institucioneve të Kosovës dhe në veçanti KQZ-së, që siguruan një proces demokratik të votimit.
Shumë të nderuara familje të dëshmorëve të UÇK-së,
Të nderuar veteranë dhe invalidë të luftës,
Të nderuara familje të martirëve,
Të nderuar 13.228 votues ,
Ju falenderoj nga zemra për përkrahjen dhe besimin që më keni dhënë.
Ashtu sikurse në takimet e mia gjithandej Kosovës, edhe sot, rikonfirmoj që do të angazhohem maksimalisht t’ju përfaqësoj ashtu siç më keni obliguar.
Në frymën e Partisë Demokratike të Kosovës, nuk do të jem asnjëherë opozitë e shtetit. Madje, nuk do të jem opozitë as edhe e ndonjë partie tjetër përderisa do të mbizotërojë fryma e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit mes nesh, gjithmonë në funksion të interesave të shtetit tonë. Prandaj, në këtë kontekst, jo gjithmonë dhe jo tërë kohën, do të jem opozitë e VV-së, sepse si në çdo organizim politik, edhe në VV, kam plot miq, të cilët janë të ndershëm e patriotë që i kontribuuojnë procesit të shtetndërtimit të Kosovës.
Do të vazhdoj të jem opozitë e Albin Kurtit. Arsyet janë të qarta. Kurti është dogmatik dhe komunist. Do të jem kundër Kurtit, sepse ai ishte kundër Rambujesë, dhe po të mos ishte Rambuje-ja, nuk do të kishte bombardime të NATO-s. Rrjedhimisht, po ta dëgjonim Kurtin në vitin 1999 dhe jo administratën e presidentit Clinton, ne, ka mundësi që, sot s’do të ekzistonim.
Do të jem kundër Kurtit, sepse ishte kundër shpalljes së pavarësisë mbi bazën e dokumentit të Ahtisarit, e, rrjedhimisht kundër administratës së presidentit, George Bush, e cila, ishte sponsori kryesor i këtij projekti. Unë do të jem, prandaj, kundër Kurtit, sepse në sheshin e Prishtinës ka ftuar të rinj që të flijohen për kauzat e tij të rreme në vitin 2007, në mënyrë që vet Kurti, të vinte dhe të ulej në karrigen e kryeministrit në vitin 2019 (e cila është produkt pikërisht i atij procesi negociator të 2007-tës për pavarësi) duke e harruar qëllimin se përse u vranë dy të rinjë në sheshin e Prishtinës në vitin 2007. Po të dëgjohej Kurti, Kosova sot nuk do ishte shtet.
Do të jem kundër Kurtit, sepse ishte kundër administratës së presidentit, Back Obama, për çështjen e demarkacionit, duke e kallur flakë me mjete luftarake parlamentin dhe sheshet e Kosovës.
Do të jem kundër Kurtit, sepse krejt në fund ishte edhe kundër administratës së presidentit, Donald Trump, duke i sjellë marrëdhëniet tona me SHBA-të në pikën zero.
Une do të jem kundër Kurtit, sepse është kryeministri i parë pas luftës që mori sanksione nga SHBA-të, që nga ato ushtarake (për FSK-në) e deri te ato financiare përmes Fondit të Mileniumit.
Unë do të jem opozitë e Kurtit nëse ai do ta bëjë të njëjtën me administratën Biden për shkak të ambasadës në Izrael.
Jo vetem kaq, unë do të përkujdesëm që ta dekamuflojë çdo lëvizje manipuluese dhe diskursin demagogjik të Kurtit. Për shembull, nuk mund të me bindë Kurti për luftën kundër korrupcionit, kur kryetari i komunës së Prizrenit ka dhjetëra lëndë në gjyq për afera korruptive, kur ish- ministri i tij i shëndetësisë është i dyshuar për manipulim me tenderë, kur kryetari i Mitrovicës është kryetari më i pasur i komunës më të varfër në Kosovë dhe kur qeverisja e Kurtit e ka shndërruar Prishtinën time në Kandahar. Prishtina është faqja e parë në bazë të të cilës diplomatët dhe qytetarët e shteteve tjera krijojnë përshtypjen kur vijnë në Kosovë. Vetëm shikojmë për rreth Shkupin dhe Tiranën dhe krahasimi është i qartë.
Un do të jem kundër Kurtit, sepse ka ftuar njerëz për t’u vrarë në kuadër të projekcioneve të tij për Bashkim Kombëtar dhe tani e mohon mundësinë e bashkimit kombëtar.
Unë do të jem kundër Kurtit, sepse në momentet më të vështira për popullin, në vitin 1999 ka shkaktuar përçarje në popull. Atëhere i lartësonte liderët e krahut të luftës, duke kritikuar, nënçmuar Ibrahim Rugovën ( do të vije koha në parlament do t’ ju tregoj se çfarë më thoshte mua përsonalisht në vitin 1998). Sot, përkulet para Ibrahim Rugoves ( bashkë me Vjosen) duke ofenduar liderët e UÇK-së ( kujtoni kur thoshte ”Ik Hashim”) dhe këtë e bënë vetëm për karburant elektoral. Unë do të jem pra, kundër këtij njeriu, që keqperdori të gjitha rrymat politike në Kosovë për të ardhur këtu ku erdhi, sepse për të pushteti është “drogë”.
Intelektualisht, prandaj, ndjehem keq, kur të rinjë dhe të reja i varin shpresat te ky njeri, në projeksionet politike të të cilit ka pasur vrasje dhe sulme terrorizuese ndaj institucioneve të Kosovës. Unë do të bashkëpunoj me të gjithë që ta preventojmë rrenimin e shtetit nga ky njeri dhe mos të presim momentin e fundit kur e shohim që përkrahja e SHBA-ve për Kosovën është në pikën zero ( dhashtë Zoti, jo me tanket amerikane duke na kthyer shpinën në Kaçanik dhe me neve përpara tyre duke bertitur “ USA”… USA” dhe “Poshtë Albin Kurti”, sepse atëherë Kurti do të jetë duke jetuar qetë dhe mirë në Norvegji me gruan dhe vajzën e tij- shpresojme duke e dukuar vajzën e tij në frymën e Hasan Prishtinës siç na mbante neve leksion në parlament se si duhet t’i edukojmë fëmijët tanë).
Unë do të jem opozitë e Kurtit dhe çdo modeli si Kurti, sepse kaosi politik në Kosovë i konvenon vetëm Rusisë, për të gjeneruar ndonje levë gjeopolitike, kurse stabiliteti politik i konvenon investitorëve më të mëdhenjë të arkitekturës së sigurisë në rajon dhe sponsorizueseve kryesor të shtetit tonë që janë SHBA-të.
Të nderuar votues,
Ju e dini që këto janë arsyet kryesore pse i jam futur politikës, sepse asnjëherë në jetën time nuk kam pasur imperativë të bëhëm formalisht pjesë e politikës. Të gjithë ne partite tjera politike, mund të kemi bërë gabime natyrash të ndryshme në keqqeverisje, por asnjë nga në nuk i ka dridhur temelet e shtetit ashtu si Kurti. Zhvillimi ekonomik i dëshiruar, punësimi dhe ngritja e mirëqenies sociale ka mundësi që janë vonuar, por ato kurrë nuk do të vijnë nëse dridhen temelet e shtetit ( sepse, kur vie deri te ai moment, nuk na bie ndërmend as për punësim as për asgjë tjetër, aty dihet se çfarë ndodh).
Unë do të përkujdesem që të përserisë qartë dhe me zë të lartë se Kurti ka keqpërdorur të gjitha rrymat politike në Kosovë, dhe ka keqperdorur brutalisht edhe tragjeditë familjare të qytetarëve të Kosovës, vetëm për të ardhur në pushtet,pra me një qëllim. Qëllimi është i qartë. ta fshijë çdo histori që nga 1998 e tutje, ku ai s’ka lënë asnjë gjurmë (përveç shkatërrimit dhe dhunës) dhe të nisë çdo gjë nga zeroja. Kjo nuk eshte e mundur, sepse historia ka ndodhur dhe koha e shënon historinë. E gjatë kësaj historie 20- vjeçare Kurti ka qenë gjithmonë 10 hapa prapa tjerëve, prandaj edhe emri i tij nuk do të lexohet në librat e shkollës fillore as për çlirimin e Kosovës në 1999, as për shpalljen e pavarësisë në 2008 e as për shtetendërtimin. Kjo mund të ndodh vetëm nëse Kurti arrin ta shkatërrojë këtë shtet, por ne të tjerët nuk do ta lejojmë këtë.
Une do të jem opozitë e Kurtit, sepse ai ka dhënë shëmbullin e keq tek të rinjtë se si arrihet pushteti përmes vrasjeve pa nevojë nëpër sheshe, përmes terrorizimit të institucioneve të Kosovës dhe mbi të gjitha, përmes një gjuhe toksike me mitralozet e tij verbal kundër çdo kundërshtari politik, dhe përmes mohimit të historisë së re të Kosovës. Do të përkujdesem të përserisë që ka ardhur koha e fundit që në Kosovë mos të votohet për inate të tjetrit ( ashtu siç do Kurti), madje edhe me çmimin e prishjes së marrëdhënieve me SHBA-të edhe përmes rikonfirmimit të korrupsionit siç e ilustrova me rastin e Prizrenit dhe dështimin e Prishtinës për t’u bërë kryeqytet. Është koha t’i tregojmë Kurtit dhe të tjerëve, të mos ndjehet conformist në vulgaritetin tonë aksidental. Me gjithë gabimet në keqqeverisjet e kaluara në Kosovën e pavarur ( të cilat në asnjë mënyrë nuk i arsyetoj) ne duhet të kuptojmë se pabarazia mes nesh i ka rrënjet në Jugosllavi. Ai shtet, (vetqeverisjen e të cilit dëshiron ta rikthejë Kurti) përmes institucioneve të ndryshme, ka investuar me dekada, që mes vetës të kemi urrejtje. Në disa qendra urbane është investuar për të mirëmbajtur situatën dhe në treva të tëra ( kryesisht rurale) popullata është keqtrajtuar brutalisht në çdo aspect. Jo rastësisht, lufta e rreptë e Serbisë dhe sulmet brutale, fillimisht kanë pasur target ruralen ( edhe pse Kurti më thoshte mua përsonalisht më 1998 e besa edhe në një intervistë në të njëjtin vit, nese nuk gabohem, se mezi po pres me ardhë lufta edhe në Prishtinë). Unë do të jem opozitë e Kurtit, sepse ai keqpërdorë për vota edhe këtë situatë të dallimeve qytet-fshat, që jo rrallëherë del sipërfaqe në mënyrën më vulgare të saj, për shkak të historisë sonë në ish-Jugosllavi.
Unë do të jem opozitë e Kurtit, sepse ka keqpërdorur edhe fenë për karburant elektoral. Nuk e di nëse Kurti do ta ndalonte çfarëdo aktiviteti me gruan e tij në Norvegji, nëse rastësisht do të dëgjonte hoxhën duke e thirrur ezanin.
Unë do të jem opozitë e Kurtit, sepse nuk mund ta pranoj traumën psikologjike që shkaktojne fiangot ( poçavrat) e kuqe të vendosura në qytetin tim, Prishtinën, sepse kjo është Prishtina dhe jo Stalingradi.
Megjithatë, këtë rol timin e shoh kogja të pamundur, sepse është e qartë që, Kurti i ka hyrë manipulimit të radhës. Është e qartë se ai po sinjalizon që, nuk është i interesuar t’i formojë insitucionet duke e akuzuar në fund opozitën se nuk do t’ia votojnë Vjosën për presidente. Opozita s’ka kurrëfarë arsyeje ta përkrahë Vjosën për presidente, por ky mund ta provojë këtë skenarë për ta nxjerrë vetën si viktimë dhe për t’i pritur edhe rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri. Pikërisht, pra, ashtu siç e luajti lojën për ta shkatërruar LDK-në në koalicionin e kaluar për të dalë vetë si viktimë. Arsyet janë të thjeshta, ai nuk mund të përballet me sfidat e pushtetit, siç do të jenë dialogu, bashkëpunimi me SHBA-të dhe BE-në, rezistenca ndaj Serbise si dhe rikuperimi i ekonomisë dhe punësimi siç i ka premtuar. Ai e di që për t’i realizuar pritshmëritë e atyre që e votuan, i duhet trefishi i buxhetit aktual të Kosovës. Trefishi i buxhetit nuk arrihet pa investime të huaja. Investitorët e huaj nuk vijnë në një vend ku nuk është e garantuar paqja. Fakti që ka përfunduar lufta me Serbinë, nuk do të thotë që ka paqe. Invetitorët e huaj nuk vijnë në një vend kur vet kandidati për kryeministër ka dalë disa herë mbi ligjin dhe aktvendimeve të Gjykates Kushtetuese. Imagjinoni se çfarë mund t’i ndodh investitorit të huaj kur vjen këtu?! Kështu diçka ka thënë edhe ambasadori amerikan në Kosove. Kurti do të duhej të menaxhonte me këtë buxhet dhe të provojë t’i rrisë pagat e të ndërtojë autostradat e infrastrukturën tjetër e të shtojë punësimin ashtu siç kemi bërë ne në të kaluarën. Ai e di se këtë s’mund ta bëjë, sepse s’e ka as përvojën e as ekipën.
Kurti, pra, e do pushtetin vetëm për kamera dhe mikrofon. Ka mundësi, që dotë provojë për të na dërguar në zgjedhje në shtator, për të ikur nga përballjet e vështira, ashtu siç iku në Veri nga 4 apo 5 banditë serbë që ia prenë rrugën gjatë fushatës.
Kjo do të jetë detyra ime e lehtë në parlament, sepse sa i përket Kurtit, faktet, pra, janë në dritën e diellit.
Të nderuar qytetarë,
Ndërsa, detyra ime e vështirë do të jetë se si te koordinohemi më së miri si grupe dhe parti parlamentare që të prodhojmë legjislaturë sa më të mirë dhe të amandametojmë atë në funksion të interesave tuaja. Për këtë nevojitet angazhim intenziv të cilin e kam premtuar që nga momenti kur jam kandiduar për deputet. Do të angazhohem me të gjitha potencialet e mia, që së bashku me kolegët deputetë ( pa dallim partishë) të kontribuuojme, duke e mbajtur qeverinë përgjegjëse para parlamentit, gjithmone me qëllim të gjetjes së modeleve që ofrojnë ekuilibra social, ekonomik e politik për ne.
Të nderuar 13.228 votues,
Për fund, dua t’ju falenderoj Ju edhe një herë nga zemra për besimin që më keni dhënë. Unë, nuk kam pasur mundësinë financiare t’ju ofrohem me marketing. S’kam pasur asnjë marketing të vetëm në asnjë portal apo medium të Kosovës, s’kam pasur asnjë bilbord nëpër rrugët e Kosovës, facebook-un e kam hapur 10 dite para përfundimit të fushatës, ndërsa vizitkartat m’i ka bërë një mik 5 ditë para përfundimit të fushatës. Pavarësisht kësaj, ju falenderoj shumë që më keni gjetur në numrin 32 dhe jeni ndier të përfaqësuar nga unë. Meqenëse nuk kam as makinë, dua po ashtu të falenderoj djalin e axhës tim, Amantin, cili më ka ofruar makinën e tij, Seat Ibiza 1.4 ( viti prodhimit 2005), me të cilin kemi pasur dyshime se mund t’i bëjmë 200 kilometra, por në fund arritëm t’i bëjmë 2600 kilometra gjatë tërë fushatës.
Uroj që në skenën politike të Kosovës të mbizotërojë arsyeja, uniteti, bashkëpunimi dhe dashuria e sinqertë me votuesit tanë.