Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se edhe 8 ditë deri në Kuvendin zgjedhor të kësaj parite dhe sipas tij akoma po vazhdon heshtja dhe terri.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rugova ka theksuar se një marrëveshje në tavolinë nuk është reformë, por është marrëveshje për ndarje të pushtetit dhe siç thotë ai sistemim interesash të klaneve të ndryshme.
“Edhe 8 ditë deri në Kuvendin zgjedhor dhe akoma vazhdon heshtja dhe terri. Një marrëveshje në tavolinë nuk është reformë, por është marrëveshje për ndarje pushteti, sistemim interesash të klaneve të ndryshme në stilin kush i pari, kush i dyti, ku jam unë dhe ku është ai tjetri”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu thotë se garda kanceroze që e fundosi LDK-në, po synon një kryetar formal, dikë që mund ta kontrollojnë.
“Garda kanceroze që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal, dikë që mund ta kontrollojnë, sepse nuk e kanë synim fuqizimin e LDK-së, por vetëm interesin e ngushtë të tyre. Si nuk kanë turp këta njerëz? A ngopen ndonjëherë?”, ka përfunduar Rugova.