Gjilani nuk ka arritur ta gjejë fitoren as në duelin ndaj Arbërisë, ani pse ishte në epërsi deri në minutat e fundit të ndeshjes për t’u ndalur në fund në një barazim 1-1, raporton Gazetasheshi.com.
Ky rezultat për trajnerin e kësaj skuadre Bylbyl Sokoli tregon shumë gjëra për më tepër që vendos skuadrën e tij në mesin e skuadrave të tjera që janë të rrezikuara.
“Luajtëm me shumë presion dhe ishim konfuz në disa momente. Kemi shumë probleme me futbollistë të lënduar, duke nisur nga reparti defansiv, me ç’rast mungojnë shumë futbollistë. U detyruam të bëjmë ndryshime në formacion dhe kështu do jemi të detyruar të improvizojmë edhe për ndeshjet e radhës. Ky rezultat nuk na konvenon aspak dhe na dërgon në luftën për ekzistencë. Është momenti ku duhet të shiqojmë daljen nga kjo situatë”, deklaroi Sokoli.
Me këtë pikë skuadra e Gjilanit vazhdon të mbetet në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 33 pikë.