2 Vite pa TY ..!!
Është përsëri kjo kohë e veçantë e vitit, përsëri.
Dita kur koha duket sikur ndalet dhe e gjithë bota jonë sillet rreth atij momenti..Ishte ditë e nxehtë marsi, derisa papritur gjithqka ngriu..
Nga njëra anë, Pamjet e asaj dite tragjike janë aq të freskëta thuajse gjithqka ka ndodhur dje, e në anën tjetër, këto 2 vite ishin pafundësi ndjenjash malli e mërzie për ty o Bab !!
Ndonëse sot është dita kur ti ike përgjithmonë dhe një komb i tërë të kujton këtë ditë, ne të kujtojmë ty gjithë kohës. Asnjë ditë nuk kalon pa të pasur ty në mendimet tona.
Por, njeriu vdes vetëm atëherë kur të harrohet, e ti Babi, jetove dhe punove për tu mos u harruar kurrë .
Gjithmonë në mendjet dhe në zemrat tona,
-Qerim R. Çoçaj-