Një tentim-grabitje e armatosur ka ndodhur këtë të hënë në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, ku mbetën të lënduar dy persona që ishin punëtor të një kompanie të sigurimeve.
Për t’u grabitur ishte tentuar një automjet i cili barte para, të dyshuarit e këtij rasti ishin larguar nga vendi i ngjarjes pasi nuk arritën ta kryejnë veprën në fjalë.
Klan Kosova ka siguruar një fotografi, në të cilën shihet një kamionetë, e cila dyshohet se është mjeti që e përdorën të dyshuarit për tentim-grabitjen.