Kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së.
Gjatë konferencës Haziri foli edhe për largimin e u.d. se presidentes Vjosa Osmani nga LDK-ja. Sipas Hazirit largimi i Osmanit ka qenë vullnet i saj që nuk ka mundur askush ta parandalojë.
Haziri tha se në rast se nuk zgjidhet kryetar, rezultati do të jetë i pranueshëm nga ana e tij dhe do të mbështesë deri në fund çdo kandidat që fiton votën e LDK-së.
“Rezultati ka me qenë i pranueshëm, do ta përqafojë dhe mbështes deri në fund çdo kandidat i cili fiton votën e LDK-së. Do të vazhdojë të punojë në detyrën time, aty ky jam i zgjedhur. Asnjë dyshim se kam që kuvendi i 14 marsit do të jetë solemn dhe do të rikthejë shpresën dhe besën e qytetarëve. I njoh dhe i vlerësoj, dhe jam i sigurt që edhe kandidatët si Lumiri si Antoni, e kanë të njëjtën qasje dhe besim. Mënyra se si mendojmë për rikthimin e LDK-së, mund të ketë dallime të vogla apo të mëdha, nuk ka rëndësi, por qëllimi dhe vizioni ynë është për të mirën e partisë”.
Ndër të tjerash, Haziri tha se ka ardhur koha që Vjosa Osmani të pajtohet dhe të kthehet përsëri në LDK.
“Kurrë nuk e kam parë jashtë LDK-së. Rënia e LDK-së ka ndodh në kohë të shkurtë dhe duhet me pa këtë periudhë kohore ku ka qenë problem. Ka ardhur koha me u pajtu edhe të kthehet në LDK dhe me dhënë kontribut”.