Drita ka triumfuar sërish në derbin e qytetit ndaj Gjilanit dhe ka rimarrë kreun e tabelës në Superligën e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com
Hamdi Namani dhe Ardian Limani ishin autorët që ngjyrosën derbin me ngjyrat ‘bardhekaltër’.
Për këtë humbje ka reaguar edhe tifo-grupi i Gjilanit, “Skifterat”, ku shkruajnë:
“Dikur, kishin pak, por luanin shumë. Edhe humbja kishte nderin e saj”, shkruan “Ultras Skifetarat në Facebook.
Gjilani pozicionohet në vendin e katërt me 33 pikë të mbledhura mas 24 ndeshjeve të zhvilluara.