Kandidati për kryetar të LDK’së, Lutfi Haziri, thotë se bartë përgjegjësi sekondare sa i përket humbjes së thellë të LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Haziri thotë se përgjegjësinë primare për këtë rënie e merr ai që i udhëheq zgjedhjet.
Unë personalisht barti përgjegjësi sekondare në rezultatin e fundit zgejdhor dhe të parafundit sepse LDK ja ramjen nuk e ka në zgjedhjet e para, por LDK’ja ramjen më të madhe e ka prej 6 tetori 2019. Në asnjë listë prej vitit 2010, Lutfi Haziri nuk ka qenë i kandidum. Aty ku nuk jom unë në listë nuk jap përgjegjësi, se s;jom. Shqetësimet e mija politike i kam pasqyruar. Përgjegjësinë primare e ka ai që e merr përgjegjësin me i udhëheq zgjedhjet gjithmonë”, tha Haziri në Kanal 10.
Sa i përket kandidaturave për kryetar të LDK’së, Haziri tha se nuk sheh rivalitet, pasi sipas tij, ata janë një familje politike dhe brenda familjes nuk ka rivalitete.
“Brenda LDK’së nuk shoh rivalitete, shoh garë. Ne jem familje politike, brenda familjes nuk ka rivalitete. Unë jam teper modest me diferencu rolin tem. Nëse më pyet se cili është më i mirë se ti, unë them se tretë janë më të mirë se unë”, shtoi Haziri.
Kujtojmë se përveç Hazirit, kandidatë për kryetar të LDK’së, janë edhe Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Besian Mustafa.
Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahen më 14 mars.