Policia në Gjilan ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit “Subvencioni 2021” të nisur dy javë më parë anembanë Kosovës.
Rreth këtij rasti, policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët në bashkëveprim me njëri tjetrin kishin vendosë në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellura me grurë pa dëshirën e viktimës mashkull kosovar.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.