Një përkrahës i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Komuna e Obiliqit, ka folur para mediave gjatë kohës sa është duke u mbajtur Kuvendi i LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Ai ka thënë se i ka shokë të gjithë kandidatët për kryetar, ndërsa ka thënë se i preferuari i tij aktualisht është Lutfi Haziri.
Në anën tjetër, ky qytetar ka folur edhe për u.d. të Presidentes, Vjosa Osmanin, duke thënë se ndihet i tradhtuar nga ajo.
‘’Unë jam veteran dhe me buxhetin tim që e kam shpenzuar plotësisht, ja kemi bërë 800 vota në Obiliq, Vjosa Osmanit. Ne ja kemi bërë Vjosës për LDK-në dhe jo për Albin Kurtin. Ajo na tradhtoi, por LDK-ja do të rikthehet përsëri, e Vjosa më nuk do të ketë vend këtu’’, ka thënë ai.