Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të jenë konstruktiv sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri.
Ai gjatë homazheve që ka bërë tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ka thënë se është duke pritur konfirmimin për takimin e së premtes nga Kurti e Osmani.
“Po presim për konfirmimin e takimi të së premtes, ditën e propozuar nga ne, do të jemi konstruktiv në frymën themeltare të LDK -sëpërfshirë edhe atë të Rugovës dhe secilit veprimtarë të LDK që kontribuon në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe jo në rrënimin e tyre”, tha ai.