Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem nuk është bërë me dekret të u.d. së presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Dje zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës në Jerusalem, ndërsa hapja e ambasadës është përcjellë edhe me reagime, ndër të tjera nga Turqia, Palestina e Jordania.
Edhe Bashkimi Evropian më herët kishte thënë se hapja e Ambasadës në Jerusalem nuk është në vijë me qëndrimet e BE-së.
“Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi. Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem. Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes”, ka njoftuar këshilltari për media i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, nëpërmjet një postimi në Facebook.